Përse është mirë që të konsumohet mëngjesi në këmbë?

Të gjithë e dimë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por ndoshta ne jemi duke e konsumuar atë tërësisht në mënyrë të gabuar, zbulojnë ekspertët.

Drithërat që pjesa më e madhe e njerëzve konsumojnë për mëngjes nuk duhet të hahen asnjëherë në një tas rrethor dhe të thellë. Po ashtu, sipas ekspertëve vakti i parë i ditës është më mirë të hahet në këmbë, në vend që të qëndroni ulur. Madje nuk duhet ta nisni ditën pa pirë edhe një filxhan me kafe.

Ky studim është udhëhequr nga kërkuesja shkencore dhe konsulentja Jennifer Newson nga Universiteti i Oksfordit. Ajo tregon se nëse do t’i hani drithërat në një pjatë të vogël dhe të cekët, do të ndiheni më të ngopur edhe me pak, sepse kjo është e lidhur ngushtë me perceptimin e ushqimit në tru dhe memorizimin që ky i fundit bën.

Më tej, ajo tregon se është e rëndësishme se kur hamë të fokusohemi tek ushqimi, pa u shqetësuar nga telefoni apo televizori, pasi kjo ndihmon që të kemi edhe një mëngjes më të mirë dhe të shëndetshëm.

Ajo e ka testuar këtë tezë tek 78 femra dhe ka rezultuar që ato që ndoqën këtë praktikë ishin më të shëndetshme dhe energjike për të nisur ditën.