Grupi “Backstreet Boys” rikthehet me këngë të re

Grupi i hiteve të viteve 90-të rikthehet me këngën “Don`t Go Breaking My Heart”, këngë e cila në Youtube për një ditë ka marrë mijëra klikime. Grupi, i cili këtë vit feston 25 vjetorin e saj, lançoi albumin ​​“In a World Like This” në vitin 2013.

Bashkëthemeluesi Kevin për ‘Billboard’ është shprehur shumë i lumtur kur u pyet për këngën e re, duke u shprehur: “Në minutën që e dëgjuam këtë këngë, e dinim se ishte e veçantë”.

Djemtë e “Backstreet Boys”, Nick Carter, Howie Dorough, Alexander James McLean, Kevin Richardson e Brian Littrell në vitet ’90 kanë kryesuar klasifikimet muzikore me këngë pop e romantike, si “As long as you love me” dhe “Everybody”.