Njihuni me fobitë më të çuditshme dhe më të rralla që ekzistojnë

Shumë njerëz kanë frikë nga objekte apo fenomene të ndryshme, si lartësia, vdekja, uji, retë, luftërat e plot të tjera. Këto frika, kur bëhen të paarsyetuara dhe të tepruara, shndërrohen në fobi.

Shumë persona humbasin vetëkontrollin dhe e kanë të pamundur të rregullojnë veten. Frika nga diçka përtej gjendjes normale dhe një mendjeje të shëndoshë quhet fobi.

Frika në një nivel të caktuar dhe nga diçka e arsyeshme është racionale. Por disa njerëz kanë fobi nga gjëra të zakonshme, të cilat mund të jenë pjesë e jetës së përditshme, ose janë shumë pak të dëmshme për t’u patur frikë. Disa prej tyre madje as nuk mund te shmangen nga rutina e përditshme.

Më poshtë po rendisim një listë me fobitë më të çuditshme dhe më të rralla:

Xanthophobia – Frika nga ngjyra e verdhë

Ata që vuajnë nga ngjyra e verdhë, kanë frikë nga çdo gjë që ka atë ngjyrë, përfshirë edhe diellin e deri te ndonjë pikturë ku ka ngjyrë të verdhë. Në kushtet më ekstreme, njerëzit që e kanë këtë fobi, tmerrohen edhe kur e dëgjojnë emrin “e verdhë’.

Turophobia – Frika nga djathi

Ata që vuajnë nga Turophobia, zakonisht e lidhin djathin me kujtime traumatike. Shpesh ndodhë që personat me Turophobi, të vrapojnë e të ikin sa herë që shohin djathë.

Somniphobia – Frika nga të rënit në gjumë

Somnifobët, kanë frikë të flenë në gjumë, për shkak se të shkuarit në shtrat për të fjetur e lidhin me vdekjen. Ata gjithashtu kanë frikë nga gjumi për shkak se mendojnë se është humbje e kohës.

Coulrophobia – Frika nga palaçot

Coulrophobia është njëra nga fobitë më të zakonshme, prezente të fëmijët thonë studimet. “Palaçoja i frikshëm” shpesh është përdorur në kulturën popullore si për shembull në formën e Joker-it te Batman-i. Frikë nga palaçot kanë edhe dy të famshëm: Daniel Redcliffe që ka luajtur Harry Poter dhe Johnny Deep i Piratëve të Karaibeve. Kur Depp kishte folur për fobinë e tij, kishte thënë: “E kam të pamundur të mos kem frikë. Buzëqeshja e pikturuar në fytyrat e tyre, më bën konfuz dhe nuk e di nëse janë të lumtur apo gati të të kafshojnë”.

Hylophobia – Frika nga pemët

Hylophobia përfshinë një frikë të paarsyeshme nga drutë, pyjet dhe pemët. Është zakonisht e shkaktuar nga shikimi i tepërt i filmave dhe leximi i përrallave me pyje të frikshme gjatë fëmijërisë. Shumë persona nuk rriten me këtë fobi, dhe pësojnë ankth në momentet që ballafaqohen me shëtitjet në pyll. Ata që vuajnë nga kjo fobi, tmerrohen edhe nga të menduarit për pemët.

Nomophobia – Frika nga të mos pasurit valë në telefon

Emri i frikës nga të mos pasurit valë në telefon, është vënë par 5 vjetësh, kur edhe është zbuluar si fenomen. Sipas studimeve, shumë njerëz në Britaninë e Madhe vuajnë nga kjo. Kjo fobi shkaktohet si pasojë e humbjes së sinjalit në telefon dhe harxhimit të baterisë.

Ombrophobia – Frika nga shiu

Ombrophobët kanë një frikë anormale nga shiu, gjë e cila mund t’iu shkaktojë shumë ankth. Thuhet të shkaktohet si pasojë e disa faktorëve, duket përfshirë edhe faktin se fëmijëve shpesh u është thënë që të mos dalin në shi për shkak se do të sëmuret. Shiu gjithashtu asociohet me depresion.

Papaphobia – Frika nga Papa

Të kesh frikë nga kreu i kishës katolike është e pazakontë. Është një fobi e ekzagjeruar dhe jo racionale.

Ablutofobia- Fobia e të bërit dush

Frika nga larja, pastrimi dhe të bërit banjë. Zakonisht gjendet te gratë dhe fëmijët që nuk janë të qëndrueshëm emocionalisht. Shfaqet në fëmijëri, kur të vegjlit kanë frikë nga uji dhe shapo që hyn në sy. Është interesante, se kjo shfaqet më shumë te vajzat se te meshkujt. Me rritjen e individit, kjo fobi hiqet, por ka të tillë që e kanë dhe për ta, një dush i ngrohtë është një makth.

Korofobia-  Frikë nga kërcimi

Kërcimi është shprehje e gëzimit dhe haresë. A mund të ketë kush frikë nga kërcimi? Po ! Njerëzit e kanë edhe këtë fobi!

Koumpounofobia- Frika nga kopsat

Mund te frikësohet njeri nga kopsat? Koumpounofobia është frika nga kopsat. Njerëzit që vuajnë nga kjo mund të frikësohen edhe nga objekte te ngjashme, si disqe, monedha etj.

Arakibutirofobia- Frika kur gjalpi i kikirikut të ngjitet në qiellzën e gojës.

Një tjetër fobi e çuditshme dhe qesharake është frika kur gjalpi i kikirikut të ngjitet në qiellzën e gojës. Kjo quhet Arakibutirofobi. Njerëzit që vuajnë nga ky problem nuk hanë gjalp kikiriku.

Fobofobia- Fobia nga fobia

Kjo është interesante: fobia nga fobia. Dikush mund të ketë frike se mos i krijohet ndonjë fobi, çka është fobi në vetvete. Kjo është më tepër një gjendje psikologjike, sesa fobi e mirëfilltë.

Estiofobia- Frika nga rrobat

Një fobi shumë e çuditshme është Esitofobia, ose frika nga rrobat. “Viktimat” nuk vuajnë nga të gjitha llojet e rrobave, por vetëm nga disa tipe dhe materiale. Vërehet te njerëzit e shëndoshë dhe ata ne moshë të mesme. Ata mendojnë se rrobat i bëjnë të duken të leckosur e të lënë pas dore.

Kaliginefobia- Frikë nga e bukura

E imagjinoni dot dikë që ka frikë nga e bukura? Po, ka plot njerëz qe i frikësohen femrave te bukura dhe kjo quhet Kaliginefobi.

Skopofobia- Frika nga të qenurit i shikuar

Skopofobia është frika nga të qenurit i shikuar. Është vërtet e çuditshme, pasi çdokush mund te shohë çdokënd në një çast të caktuar kohe. Prandaj kjo mund ta bëjë vuajtësin të ndërpresë marrëdhëniet sociale.

Eufobia- Frika nga lajmet e mira

Normalisht, te gjithë i presim krahëhapur lajmet e mira. Por disa njerëz ndjehen të frikësuar kur dëgjojnë të tilla lajme. Në fakt, frika nuk qëndron tek vetë lajmi i mirë, por tek pasojat (e imagjinuara). Vuajtësi beson se pas çdo lajmi të mirë vjen përherë një i keq.

Alodoksafobia- Frikë nga opinionet e të tjerëve

Nerëzit kanë frikë nga opinionet e të tjerëve. Sidomos mbi mendimet e të tjerëve rreth personalitetit të tyre, veshjes, punës, shtëpisë… gjithçkaje.

Borophobia- Frika nga graviteti

Ka dy lloje personash, që vuajnë nga kjo gjendje. Te parët janë ata që mendojnë se gravitetin mund t’i mbysë duke i ngufatu, si dhe grupi tjetër që mendojnë se graviteti mund të zhduket, duke i lënë të shkëputur nga toka, transmeton Telegrafi.

Cherophobia- Frika nga lumturia

Kjo fobi i prekë zakonisht njerëzit që kanë përjetuar një gëzim, por më pas janë mërzitur shumë dhe janë dëshpëruar. Tek ata, ndjenja e lumturisë është e shkurtër dhe e frikshme, meqë mendojnë se menjëherë mund të vinë momentet e dëshpërimit.

Gephyrophobia- Frika nga urat

Ata që vuajnë nga kjo gjendje, i evitojnë kalimet nëpër ura, duke bërë xhiro të mëdha, vetëm që të mos bien në kontakt me kalimin nëpër këto struktura. Shumica e tyre frikësohen, se mos ura shembet ndërsa ata kalojnë, por ka të tillë që mendojë se mund të rrëzohen papritmas nga ura.

Globophobia- Frika nga balonat

Frika nga balonat ndahet në dy grupe, tek ata që nuk e duan një balon, sepse nuk ju pëlqen dhe të tjerët që frikësohen nga krisma që lëshon balona nëse shpërthehet. Këta njerëz i evitojnë organizimet e ndryshme, ku ka balona, siç janë ditëlindjet apo festimet për fundvit.

Koumpounophobia- Frika nga butonat

Është fobi e rrallë, por ja që ekziston. Ata që vuajnë nga kjo gjendje, kanë frikë nga butonat në pajisjet teknologjike, por edhe në rrobe. Nuk dihet se si shkaktohet kjo fobi, por zhvillimi i hovshëm i teknologjisë, besohet të jetë fajtor. Ka të tillë që frikësohen nga butonat, pasi si fëmijë e kanë përpirë ndonjë pullë.

Turophobia- Frika nga djathi

Kjo mund të jetë frika më e çuditshme që ekziston, meqë djathi është gjithkund afër nesh dhe nuk përbën ndonjë rrezik. Megjithatë, ka të tillë që i frikëson djathi. Madje, sipas atyre që e vuajnë këtë fobi, nuk guxojnë as ta shikojnë në dyqan, e as që bëhet fjalë në ju vihet në tavolinë.

Pediophobia- Frika ndaj kukullave

Pediophobia është frika e madhe ndaj kukullave. Jo vetëm kukullave që janë dizajnuar të duken të frikshme, por të gjitha kukullave që ekzistojnë.

Mageirocophobia – Frika nga gatimi

Frika e çuditshme e të gatuarit quhet mageirocophobia, që rrjedh nga fjala Greke “mageirokos” e që ironikisht do të thotë “i shkathtë në gatim”. Ky çrregullim ka efekte të mëdha negative për shkak se mund të shpie në një jetë ku personi i prekur nga kjo fobi do të ushqehet vetëm me ushqim të pa shëndetshëm. Personat që vuajnë nga kjo sëmundje, thuhet se ndihen shumë të acaruar nga njerëzit me aftësi të mira në gatim.