Adele, Ed Sheeran, Harry Styles dhe Rita Ora në listën e muzikantëve më të pasur nën 30 vjeç në Britani dhe Irlandë

Rita Ora është bërë pjesë e listës së këngëtarëve më të pasur britanikë bashkë me Ed Sheeran dhe Calvin Harris. Sipas Sunday Times, ajo radhitet në vendin e 11- të të artistëve britanikë më të pasur nën moshën 30 vjeç, me një pasuri totale prej 16 milionë Paund.

Në të njëjtën listë të kryesuar nga Adele, me 140 milionë Paund, në vend të dytë është pozicionuar Ed Sheeran me 80 milionë Paund, kurse Calvin Harris ndërkohë është e vetmja hyrje e re në 20-shen më të lartë me 140 milionë Paund.

Listën e muzikantëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar e dominojnë artistët e vjetër me në krye Paul McCartney, i cili posedon një pasuri prej 820 milionë Paund.

                             (Këngëtarët më të pasur nën moshën 30-vjeç në Britani dhe Irlandë)

                                             (Muzikantët më të pasur në Britani dhe Irlandë)