Ká rigon loti i mërgimtarit e më del dhimbja në lulë t’ballit.
Ká këndojnë zogjtë në kulla të mbetura pa njeri
Ká vijnë shkijet me kapica e veladon të zi.
Nuk e di se pse sapo lexova këtë poezi thashë me vete se çdo shqiptar ka në xhepat e tij një copë “Murë Berlini”. Duket sikur njëmijë vjet endem mbi urën e kujtimeve dhe lidhim cepat e kohës e të epokave. Kaq shumë poezi për tokën shqiptare, që nga rilindasit deri në ditët e sotme, por vargu i Ramiz Lushës arrin të ngrihet origjinal, histori bashkëkohësi, mëkate të të parëve, brenga për pafuqinë e dëshirën e ndryshimit-ëndërr e parealizushme.
Poezitë e këtij cikli mbajnë vulën karakteristike të poetit të kohës.
Poezi të tilla dinë të thonë me forcë moralin e vet. Autori e shfaq më hapur vetveten. Nuk i pëlqen ta lavdërojnë, jeta i bëhet shkretëtirë pa dashuri, jeton torturën poetike. Vargjet ndërtohen me një dinamizëm nëntokësor. Mendimi i ngjeshur,intensiteti ritmik, zbulimi brenda vetes, u japin frymëmarrje të veçantë vargjeve të këtij cikli.
Poezitë e librit “Për Ty, Plavë-Guci” ravajëzohen këndshëm në hapësira shqipfolëse. Ajo i kapërcen kufijtë e kohës, ngrihet mbi shtratin e vet plot koloritet, me stilistikë të veçantë, e figuaracion të përzgjedhur.
Ramiz Lushaj është zëri i atyre që s’kanë zë.
Këtij libri i uroj nga zemra suksese për të çuar përpara arenën e letërsisë dhe mes lexuesve urën e kulturës dhe të miqësisë.
Zenun HYSENUKAJ