KUMANOVË, KALLXOMË NË BESË TË ZOTIT..

1.
Kumanovë dardane e shqiptarit rrënjas,
Leka i Madh:
Sot a linde Adem Jasharë…?
Apo i kie në genet e gjakut,
Në istikame brigjeve të Vardarit.
Në Lagjen e Trimave,
Në kokrrën e shkreptimave…

Kumanovë, kallxomë në Besë të Zotit,
Kush u kallë në flakë
Kush mori plagë
Në kit’ 9 maj, në ditë të sodit?!
Europa e Bashkuar…?!
Marrëveshja e Ohrit…?
Andrra Shqiptare e Bashkimit…?!
Rrgallja e Maqedonisë drejt shkatërrrimit…?!

2.
Kumanova dardane e Gjergj Kastriotit:
Nuk po të shoh nga tymi i barotit
Nga pika e lotit.

E bana fjalën time shigjetë e hark’për sllavët
A të duhet me të derdh gjak në prag…
Me i mbrojt tokat, djepet, plagët, varret…
Vij aty, si dikur të parët e mi:
Në Shtimje, Slivovë, Karadak.

Sot po i flas në gjunjë lutjeje,
Me fjalë gjaku…
Ashtit të trollit,
Palcës së kombit,
Mos ia ktheni Kumanovës shpinën
Si ,dikur, në Shkupin kryengritës, Hasan Prishtinës.

Vlora e Flamurit Kombëtar Shqiptar,
Pa Kumanovë, Preshevë, Podgoricë, Rrozhajë…
Gjithnji do të ketë 2015,
Gjithnji do të ketë 9 Maj…

Ramiz LUSHAJ

9 maj 2015