Deklaratë e Sekretarit Pompeo mbi Vendimin e Presidentit Amerikan Trump

Ndërsa dalim nga marrëveshja e Iranit, ne do të punojmë me aleatët tanë për të gjetur një zgjidhje të vërtetë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ndaj kërcënimit iranian.

Ne ndajmë të njëjtin interes me aleatët tanë në Europë dhe kudo në botë për të parandaluar Iranin që të ndërtojë ndonjëherë armë bërthamore.

Por përpjekjet tona janë më të gjera sesa vetëm kërcënimi bërthamor dhe ne do të punojmë me partnerët tanë për të eliminuar kërcënimin e programit të raketave balistike të Iranit; për të ndalur aktivitetet e tij terroriste në mbarë botën; dhe për të bllokuar aktivitetin e tij kërcënues përgjatë Lindjes së Mesme dhe më gjerë.

Ndërsa ndërtojmë këtë përpjekje mbarë botërore, sanksionet do të hyjnë në fuqi dhe do të shërbejnë për të kujtuar regjimin iranian për izolimin diplomatik dhe ekonomik që vjen si pasojë e aktivitetit të tij shkujdesur dhe keqdashës.