VIZITË MBRESËLENËSE NË KALANË E ROZAFËS, SHKODËR

Nga Ibrahim HAJDARMATAJ

– Me Veteranë të LANÇ-it dhe ish familje të dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare, nxënës e mesues të shkollës së mesme “ Hoxhë Zogu”, Zogaj (Malësia e Gjakovës), Tropojë morën nismën për të bërë një vizitë pune në Kalanë e Rozafës në Shkodër.

– Rrugëtimi që u bë me fugona, Zogaj-Kukës, rruga e Kombit dhe Shkodër ishte mjaft i kënaqur, si për mësuesit edhe për nxënësit, kështu me këngë dhe anekdota kaloi rruga pa u ndier fare lodhja.

– Pse thashë më lart, se pjesëmarrësit janë pasardhësit e atyre baballarëve që luftuan me armë në dorë, duke derdhur gjak dhe disa duke dhënë edhe jetën që ne sot e gëzojmë At’dheun tonë të dashur, të lirë dhe të begatë.

– Le të njihemi me disa pjesëmarrës :

– Bujar Hajdarmataj është drejtor i kësaj shkolle. Vëllai i babait të Bujarit ka qënë Hero i Punës Shaban Hajdarmataj, gjyshi i Bujarit, Rexhë Hajdarmataj me dy vëllezërit e tij, Musli Hajdarmataj, Kadri Hajdarmataj, si dhe një nuse e tyre Rushë Hajdarmataj, gjermani pasi i pushkatoi, i hodhi këta të katërt në flakën e zjarrit, duke u djegur  trupat e tyre bashkë me shtëpinë e tyre, në Zogaj, të cilët janë dëshmorë të At’dheut.

– Mësuesi i Edukimit Fizik Isa Lajthiza, mburret me babain e tij Zog Lajthiza, i cili ka qënë një luftëtar i devotshëm, jo vetëm në fshat, por në tërë krahinën e Bytyçit të Malësisë së Gjakovës. Zogi ishte një luftëtar trim ndaj armikut ku populli e quante se “Zogi është i çartur”, çka do të thotë një trim i vendosur për vatanin e tij.

-Mësuesi Agim Sadikaj, ku vetëm këtij i jeton babai, të cilin e ka pasur partizan të territorit, në komandën e vendit, në batalionin territorial me komandant Pjetër Kostën me qendër në Berishë të Tropojës. Babai i Agimit, Kadri Sadikaj edhe sot është i fortë, i cili punoi pas çlirimit të At’dheut me detyra të rëndësishme, deri në udhëheqje të administratës shtetërore të Tropojës. Sot Kadriu është veprimtar i shquar i organizatës të Veteranëve të LANÇ-it të Tropojës.

-Në kalanë e Rozafës të qytetit të Shkodrës, ishte i ftuar nga kolektivi  mësues-nxënës të kësaj shkolle, koloneli në lirim Ali Demushi, me banim në Shkodër, për të bërë një bisedë rreth kalasë së Rozafës të pranishmëve. Aliu ka qënë në vitet e monizmit, komandant Brigade në Shkodër dhe më vonë zv/drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik në Shkodër, për anën e edukimit fizik, të asaj kohe. Aliu pasi u përshëndet përzemërsisht me pjesëmarrësit e mori fjalën duke bërë një prezantim modest për kalanë, i cili ndër të tjera tha :

– Shkodra shtrihet në veri-perëndim të Shqipërisë, buzë liqenit që mban të njëjtin emër, ku bashkohen dy lumenjtë, Buna dhe Kiri. Shkodra ka më se dymijë vjet që nuk e ka ndryshuar emrin. Shkodra sot, është qendra më e madhe ekonomike dhe kulturore e veriut të Shqipërisë dhe një nga tre qytetet më të mëdha pas kryeqytetit tonë Tiranës dhe qytetit bregdetar Durrësit. Në Shkodër kalojnë lumenjt Drini, Buna e Kiri dhe rrethohet nga një varg malesh : Maranaja në veri, Cukali dhe Sheldia në lindje dhe Taraboshi në jugperëndim.

-Kështjella njihet me emrin Rozafa në periudhën e mesjetës, e cila u pushtua nga sllavët dhe bizantët.

-Marin Barleti, në shekullin e XV në veprën e tij “Rrethimi i Shkodrës”, shkruante : “ na patën rënë në dorë disa shkrime… Ishin shkruar aty në gjuhën popullore se një farë Roza me motrën e vet e quajtur Fa, qënë themelueset e para të Shkodrës dhe prandaj fortesa e saj quhet Rozafat”, e cila ndahet nga oborri i parë dhe brenda saj ndodhen katër depozita për grumbullimin e ujit. Aty ruhet edhe një depo, një burg, si dhe një kishë e kthyer më vonë në xhami. Muzeu i kështjelles së Rozafës, gjendet në oborrin e tretë të kalasë. Kalaja është e shpallur nga shteti shqiptar monument kulture që në vitin 1948 dhe vazhdon gjithnjë të mbrohet nga shteti shqiptar. Për herë të parë shteti në vitin 1971 bëri restaurimin e kalasë Rozafa…

– Pjesëmarrësit e dëgjuan me vemendje Ali Demushin, të cilit i bënë pyetje të ndryshme dhe e falënderuan për këtë prezantim dinjitoz, për kalanë Rozafa të Shkodrës.

-Pasi u përshendët me pjesëmarrësit Aliu mori rrugën për në qytetin e Shkodrës, me bicikletën e tij, traditë e shkodranëve, të cilët pjesën më të madhe të lëvizjes nëpër Shkodër e kryejnë me bicikletë.

-Përseri këngë në kthim, ku mbrëmja i zuri pjesëmarrësit në vendlindje dhe vendbanimin e tyre në Zogaj, Malësia e Gjakovës, Tropojë.

-Ky eskursion mbresëlënës u vlejti nxënësve dhe mësuesve për të shtuar horizontin e tyre në mënyrë konkrete në aspektin gjeografik e historik, si dhe në kalitjen fizike.