“Eurovision 2018”, Shqipëria kualifikohet në finale

Ka përfunduar sonte nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Eurovision 2018”.

Nga 19 shtete garuese gjithsej, 10 prej tyre kanë arritur të kualifikohen për në finalen e madhe, ndër to edhe Shqipëria.

Shqipëria ka arritur të kualifikohet në natën finale me këngën “Mall” të interpretuar nga Eugent Bushpepa, por pjesë e finales do të jetë edhe shqiptarja tjetër Eleni Foureira, e cila ka arritur t’i sigurojë votat e duhura Qipros me këngën e saj “Fuego”.

Më poshtë 10 shtetet që kalojnë në natën finale të “Eurovison 2018”:

Austria
Estonia
Qipro
Lituania
Izraeli
Republika Çeke
Bullgaria
Shqipëria
Finlanda
Irlanda

Finalja e “Eurovision 2018” do të mbahet më 12 maj, ku do të zhvillohet gara mes 26 shteteve.