RUGOVA

Nga ILIR KADIA

Klinton i tha Rugovës se të gjitha kërkesat e kosovarëve ishin të drejta dhe ai do i përkrahte! Veç një gjë mos kërkonin: Pavarësinë!

-Nuk mundim! Na kuptoni!
-Janë shumë probleme, tha Rugova.

-Sado të jenë! Të gjitha do i zgjidhim! – tha Klinton.

Rugova filloi ti rendisë problemet një nga një.

Ato ishin shumë më tepër e shumë më të vështira se ç’mendonte Klinton.Por Rugova i pëlqeu me urtinë e tij.Ky burrë që i kujtonte Gandin, do e dijë një zgjidhje me siguri,mendoi Klinton.

-Ok,ok!Të thashë që do i zgjidhim të tëra! Po ti, ti Rugova çfarë rruge propozon që të jetë më e lehta dhe ti paraprijë të tjerave!-i tha Klinton Rugovës.
-Pavarësia!-tha Rugova sa ora me sytë që i ndrinin pas xhamave të syzeve.