NË KËSHILLIN E ALDE NË SOFJE

Nga Sulejman GJANA – Belgjikë

Gjatë punimeve të Këshillit të ALDE-së (Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën), më 27-28 Prill 2018, në Sofie, çështja e zgjerimit të BE-së zuri një vend të veçantë, ndërsa për të u zhvillua edhe një tryezë e posaçme me temë : “Strategjia e re e zgjerimit : një vit mundësie për Ballkanin”.

Me atë rast, eurodeputetët liberal-demokratë, konfirmuan mbështetjen e tyre për hapjen e negociatave BE-Shqipëri, po ashtu edhe apeluan 8 vendet që drejtohen nga parti anëtare të këtij grupimi (Holanda, Danimarka, Belgjika, Finlanda, Luksemburgu, Sllovenia, Republika Çeke dhe Estonia) qe të mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë, në mbledhjen e Këshillit të BE-së, që do të zhvillohet me 28-29 Qershor 2018.

Gjatë fjalës sime, theksova se PLL-ja mbështet pa mëdyshje hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Liberalizimin e vizave për Kosovën, pavarësisht se mbetet ende shumë punë për të bërë.

çeljen e negociatave të Shqipërisë, shenjohet një rast i çmuar në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave të pista, që janë bërë lajtmotiv i mbijetesës së qeverisë Rama.

Ndërkohë, autokracia dhe kapja e gjithë pushteteve do të pësojë një goditje, ndaj dhe liria e demokracia do të mund të përparojnë, sikurse ekonomia të zhvillohet dhe të garantohet siguria e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe më gjerë.

Ata që përpiqen haptazi apo tërthorazi të pengojnë hapjen e negociatave për interesa personale apo politike duhet të kuptojnë se çdo vonesë në rrugën e anëtarësimit është në dëmin e Shqipërisë, shqiptarëve dhe padyshim, edhe në dëmin e tyre !

Kam bindjen se në qershor mbledhja e Këshillit të BE-së do të ketë surpriza për të gjithë…

ALDE përfaqësohet në Parlamentin Europian nga një prej grupeve kryesorë të së Djathtës (me 68 Eurodeputetë) dhe në Komisionin Europian me 5 Komisionerë ndërsa numeron aktualisht, nga radhët e veta, 8 kryeministra në vendet anëtarë të BE.

PLL është prej vitesh një partner i ALDE.