Receta e ditës/Qofte me salcë domatesh

Përbërësit:

1/2 kg.mish të bluar

1 qepë në rende

1 vezë

majdanoz të grirë hollë

1 lugë mustardë

kripë, piper dhe vaj për skuqje.

Për salcë nevojiten:

4 domate

3 lugë vaj

1 qepë e kaluar në rende

3 thelpinj hudhre

erëza sipas dëshirës,nenexhik, feslixhen ose rigon.

Përgatitja:

Në masën e mishit të bluar, hidhet qepa e kaluar në rende, vezë e tundur, kripë, piper, majdanoz, mustardë.

Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte të cilave u jepet forma e rrumbullakët ose vezake dhe palosen në enë qelqi, të lyer me yndyrë dhe futen në furrë të nxehtë për t’u pjekur.

Në tigan ose tenxhere me yndyrë të nxehtë, qërohet qepa dhe hudhra e grimcuar.

Kur qepa merr një ngjyrë të kuqërremtë shtohen domatet e qëruara dhe të prera në kubik të vegjël, erëzat, kripa dhe piperi.

Salca e zier hidhet mbi qofte të pjekura, futet edhe për disa çaste në furrë dhe shërbehet.