Jessie J shpallet fituese e “X Factor” në Kinë

Në Britani dhe Australi ajo ka qenë trajnere e spektaklit të talenteve “The Voice” por këtë herë ka dashur të provojë edhe një herë ndjesinë e të qenit një konkurrente.

Këngëtarja e famshme Jessie J është bërë pjesë e “X Factor” në Kinë duke u shpallur fituese. Ajo ka qenë përballë zërave më të mirë Kinezë dhe përreth 3 muaj ka emocionuar publikun me performancat e saj.

Në finalen e “X Factor” ajo ka performuar këngën e Whitney Houston, “I Will Always Love You” duke i mahnitur të pranishmit në sallë dhe të gjithë ata që po e ndiqnin nga ekrani.

Marrja e kupës së këtij spektakli e ka bërë Jessie J të ndihet krenare për veten e për përkushtimin në këtë konkurs.

Jessie J ka shkruar në profilin e saj në Instagram për pjesëmarrjen në SINGER si dhe për fitoren. “I thashë ‘Po’ ftesës sepse e dashuroj të bëj atë që nuk është e pritshme dhe e dashuroj të prezantoj Mbretërinë e Bashkuar dhe të këndoj kudo që shkoj. Kjo ishte një mundësi për të vendosur një urë ndërmjet dy kulturave të ndryshme. Një dolli për mua që isha artistja e parë, por jo e fundit ndërkombëtare, që mora pjesë në SINGER. Dhe për të gjithë kufijtë që do vazhdojnë të thyhen.”