TAKIM MBRESËLËNËS NË 10-VJETORIN E REVISTËS “GJAKOVAPRESS”

“Dija ndryshon mendjen, ndërsa mendja botën”

Foto: Pjesëmarrësit në 10-vjetorin e revistës “GjakovaPress”.

Foto : Ibrahim Hajdarmataj dhe Tahir Bakalli.

Me rastin e 10 vjetorit të daljes së numrit të parë të Revistës mujore të respektuar  ” GjakovaPress”, kishte shumë mysafirë, ndër të respektuarit ishte edhe prof. i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe, Z. Ibrahim Hajdarmataj, letrari dhe publicisti i njohur shqiptar nga Zogajt e Malësisë së Gjakovës  ( Tropojë).

– Me profesor Ibrahim Hajdarmataj shkëmbyem përvojën jetësore të mikut nga Malësia gjatë rrugëtimit të tij 54-vjeçar në arësim, si dhe unë prezantova edhe punimet e veprimtarisë të Qendrës Didaktike të Gjakovës, veç të tjerash edhe projektin vullnetar edukativo-arsimor të kësaj qëndre Didaktike. “Artistët e vegjël thyejnë kufirin”. Ai e përkrahu këtë projekt, duke qënë i gatshëm që të ndihmojë në rrugëtimin e mbarë të saj.

Ndryshe profesori në Malësinë e Gjakovës është kryetar i OJF-së “Mësuesi”, për qarkun Kukës. Vite më parë ka drejtuar si kryedaktor gazetat lokale si “Ylberi”, dhe “Biznesmenët e Arsimit “, ka patur me qindra shkrime në gazeta e revista të asaj kohe si “Pioneri”, “Fatosi”, “Yllka” për fëmijë.

Po kështu edhe sot ka shkruar shumë shkrime cilësore letrare dhe për probleme larmie në rrjetet sociale, portalet : “Prishtina Press”, “Dituriase”,  “Zemra Shqiptare”, “Fjala e Lirë”, “Bota Sot”, “VOAL”,  “AlPlanet”, “Telegrafi”, “Nacionali” dhe “GjakovaPress”.

Nga presidentët e Shqipërisë ka marrë disa medalje e urdhra, “Naim Frashëri”.

Në përmbledhjen “Autorët e Letërsisë Shqipe për Fëmijë dhe të Rinj” nga botuesit Astrit Bishqema dhe Migena Arllati, Ibrahimi është i paraqitur si studiues i letërsisë për fëmijë, i cili në serin e  botimeve të librave vecojmë : “Blerimi i një fushe me krijimtari të bukura “, përmbledhje letrare të shkrimtarit Viron Kona, përgatitur nga Ibrahim Hajdarmataj “WEST Print Tiranë”.

Gjithashtu ka punuar si mësues e drejtor gjimnazi Ibrahimi. Ishte ndër që sot isha në një kafe pune me profesor Ibrahim Hajdarmataj.

TAHIR BAKALLI

Zëvendës Kordinator i Qendrës Didaktike, Gjakovë