DITA E BERNSTEINIT

Më 13 prill 2018 në Sallën e Kulturës “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA” në Durrës

Të dashur miq!

Njohja e sa më shumë njerëzve me veprën e Ambasadorit Amerikan në Mbretërinë Shqiptare, Herman Bernstein, (1930 – 1933) është edhe më e rëndësishme se vetë shkrimi i një libri për të.

Ditën e djeshme datë 13 Prill 2018 mund ta quaj si DITA E BERNSTEINIT, pasi kisha nderin që në fillim ta prezantoja jetën e tij nëpërmjet të valëve të Televizionit News 24.

Më pas veprimtaria vazhdoi në Sallën e Kulturës SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA në Durrës e cila ishte mbushur plot e përplot me intelektualë, studjues, shkrimtarë, skulptorë, artistë, aktorë, dhe njerëz të interesuar, për jetën dhe veprën e tij.

Falenderoj të gjithë shikuesit e atij Emisioni dhe pjesmarrësit në veprimtarinë e organizuar në Durrës. Falenderoj Mjeshtrin e Madh dhe organizatorin e veprimtarisë, z. Ermir Dizdari si dhe gazetarin e njohur z. Bashkim Hoxha. Një falenderim i veçantë shkon për Mjeshtrin e Madh të skenës dhe Nderin e Kombit aktorin e njohur Mirush Kabashi për interpretimin e poezive të Herman Bernstein, “Muzika” dhe vjershën “Skënderbeu” të Ch.T.Erickson.

Faleminderit mbështetësve dhe dashamirësve të atyre virtyteve të çmuara shqiptare, të cilat i kanë vënë në pah studjues dhe misionarë të huaj, si Herman Bernstein.

 

Mal BERISHA

Diplomat. Studiues. Përkthyes.

Ish ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe