HOLOKAUSTI, AUSCHWITZI, ADOLF HITLERI…

Sipas një studimi të ri, Amerikanët po harrojnë për Holokaustin, 41% e të rriturve nuk e dinë se çfarë ishte Auschwitz (në foto), përfshirë 66% të moshës 18-34 vjeç.

22% të moshës 18-34 vjeç (lindur nga fundi i shekullit kaluar dhe në këtë shekull) nuk kanë dëgjuar kurrë për Holokaustin. 41% mendojnë se në Luftën e Dytë u vranë 4 milionë hebrenj (jo 6 milionë).

52% e amerikanëve mendojnë se Adolf Hitleri e mori pushtetin me forcë.

58% besojnë se Holokausti mund të ndodhë përsëri, shkruan nga Amerika, ish diplomati shqiptar, Sokol Neçaj në faqen e tij në Facebook.