ÇASTET E FUNDIT TË PUNËS…

Është moment gëzimi dhe emocioni dalja në pencion.

E fillova punën në Kooperativën Bujqësore Kurbnesh 50 vjet më parë fill mbasi mbarova klasën e tetë. Kalova në rini në punë të vështira e nën presionin e luftës klasore deri aty sa me hoqën edhe të drejtën e botimit të krijimtarisë letrare.

Punova në Koop., në Sharra,druvarë vagonist në minierë, deri në agim të pluralizmit në Shqipëri. Që nga data 16 maji 1992 e deri më 1 prill 2018, kam punuar në administratën vendore dhe atë rajonale. Tre herë titullarë njësie, anëtarë themelues i Këshillit të Qarkut dhe specialist në këtë institucion, që nga viti 2004. Përgjatë kësaj periudhe 26 vjeçare nuk kam marrë penalizime nga Auditi, as organet ligjzbatuese. Në punën time kurrë nuk bëra dallime me ata që mendonin ndryshe nga unë, përkundrazi, kam bërë kujdes në marrëdhënie me ta edhe se të tjerë e kanë bërë me mua. Si specialist i Politikave të Zhvillimit, si audit, si Zëdhënës, jam përpjekur të kem një përformim bashkëkohorë. Largohem duke marrë me vete kujtime të bukura dhe vlerësime pozitive, pa u kthyer në një rrogëtarë të ngratë. Unë nuk kam lënë në këtë institucion vetëm firmën në bordoro, por në qindra e qindra fletë të hartuara prej meje, si bashkëautor i thuajse të gjithë dokumentave strategjikë e promocionalë si skenarist, koordinator e moderator i shumë veprimtarive publike.

Me këtë rast falenderoj eprorët dhe kolegët e mi për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, duke kërkuar ndjesë nëse reagimet mia ndryshe në dobi të punës kanë lënduar ndokënd.

Uroj suksese pa fund, shëndet e mbarësi në familjet tuaja!

Do të doja që këto fjalë t’jua thoja në një koketeil timin me këtë rast, por ju për arsye të angazhimve tuaja dhe mosdashjen dikujt, nuk patët mundësi t’i përgjigjeshit ftesës sime të sinqertë.

Prej meje jeni të mirëkuptuar, ky është realiteti shqiptar, por intelektualët e vërtetë nuk duhet të pajtohen me të, as ta duartrokasin.

Me mirënjohje e respekt !

VIKTOR GJIKOLAJ