Nikaj-Mërturi i Kosovës nderi e krenaria e shqiptarizmës.
Sot shoqata Nikaj-Mërturi nën drejtimin e kryetarit z. Gjin Niklekaj zhvilloi zgjedhjet për strukturën e re drejtuese.
Në fjalën e tij zoti Niklekaj bëri një rezyme të shkurtër të aktivitetit të dendur e shumë aktiv të kësaj shoqate në katër vitet e fundit, në promovimin e nikaj-merturasve në të gjitha trojet shqiptare.
Menjëherë pas dorëheqjes së parevokueshme të zotit Gjin Niklekaj nga posti i kryetarit u kalua në diskutime mjaft miqësore e demokratike të të gjithë delegatëve nga Kosova e Shqipëria për të arritur në pikën e tretë atë të zgjedhjes së kryetarit të ri.
Asambleja e Nikaj-Merturit nëpërmjet një proçesi demokratik, zgjodhi:
1- Dr. Mhill Gecaj – Kryetar.
2- Prof. dr. Lush Susaj – sekretar i Përgjithshëm.
3- Av. Gjin Niklekaj – kryetar i Bordit.
4- Krist Mula – N/kryetar i Parë.
5- Gjin Gjoli – N/kryetar për Organizimin dhe ish të Përndjekurit Politik.
6- Pashk Pepkolaj – N/kryetar për Marrëdhëniet me Publikun.
Zyra e Informacionit
Shoqata e NIKAJ-MERTURIT
(Zyra e Informacionit)