Konkurentja e “The Voice of Ukraine” këndon shqip

Në sezonin e 8-të të “The Voice of Ukraine”, një konkurente ka zgjedhur që në paraqitjen e saj të parë të këndojë shqip. Madiya Bodnaruk është paraqitur me këngën “Nëntori” të këngëtares shqiptare Arilena Ara.

Edhe pse u pëlqente paraqitja, juria vazhdimisht pyeste se në cilën gjuhën po këndonte. “Në frëngjisht”, thotë njëri nga anëtarët e jurisë.

Në fund, Bodnaruk përzgjidhet nga njëra prej 4 anëtarëve të jurisë.