Doni që ta shijoni dhe ta mbani mend më gjatë udhëtimin tuaj?

Teknologjia nuk është gjithmonë e mirë për kujtesën tonë. P.sh., përdorimi i tepërt i aplikacioneve të navigacionit mund t’i ndryshojë aftësitë tona të navigimit.

Ndërkaq ngarkesa me informacione mund të na bëjë ne të harrojmë më shumë.

Shumica prej nesh e trajtojmë ‘Google’-n si disk të jashtëm për informacione të cilat mund t’i kemi pasur dikur në kujtesën tonë. Të gjitha ato selfie dhe pamje piktoreske që i fotografojmë gjatë pushimeve mund të ndikojnë në mënyrën se si e mbajmë mend udhëtimin.

Një studim i ri i publikuar në revistën ‘Journal of Experimental Social Psychology’ nga Vox e ka konstatuar pasi i ka studiuar qindra persona.

P.sh., në një udhëtim, 132 personave iu ishte kërkuar ta eksplorojnë një kishë në kampusin e Universitetit të Stanfordit dhe ose duhej t’i shkrepnin pesë fotografi për vete, t’i postonin ato në Facebook ose të mos bënin fare fotografi.

Një apo dy javë pas kësaj, ata iu ishin nënshtruar një testi të kujtesës për të parë çfarë detajesh kanë mbajtur mend. Hulumtuesit kështu zbuluan se ata të cilët kishin shkrepur fotografi nuk kishin vërejtur shumë gjëra rreth kishës – edhe nëse i kanë postuar  apo jo fotot në rrjete sociale.

Shkencëtarët theksojnë se fotografimi apo inçizimi i përvojave mund t’i parandalojë njerëzit t’i mbajnë mend gjërat më të rëndësishme që janë duke u përpjekur t’i ruajnë.

Në fakt, ata e theksojnë edhe një gjë tjetër: rezultatet e tyre sugjerojnë se fotografimi apo inçizimi i momenteve të ndryshme gjatë një udhëtimi me qëllim që të mbahen mend ato momente, mund t’i parandalojë njerëzit që edhe t’i përjetojnë mirë ato momente.