Iggy Azalea pranon se ka pasur probleme mendore

Iggy Azalea ka folur hapur për kohën kur ajo ishe e sëmurë dhe kishte probleme mendore, ajo e ka pranuar se për të kaluar këto kriza atë e kanë ndihmuar miqtë dhe familja e saj. Këngëtarja ka pasur gjithashtu probleme me agresivitetin.

“Asokohe pata një ndarje të dhimbshme, plus që karriera nuk po më shkonte fort mirë. Dhe kështu e gjeta veten duke mos bërë asgjë që kisha bërë më parë, gjithçka kishte ndaluar. Nuk dija si ta riktheja jetën time mbrapsht, si të kisha një rutinë apo gjëra për të bërë sërish dhe mbi të gjitha nuk po dija më si të isha e lumtur dhe të ndjehesha normale”.

Në 2016 këngëtarja tha gjatë një interviste për “The Cruz Show”, se kritikat e ashpra ndaj saj, e kishin shtyrë të mos kishte më dëshirë për të jetuar. “Kaq shumë kritika e bëjnë njeriun të mendojë: Për çfarë të jetoj më? Ka patur momente që kam dashur t’i jap fund jetës. Po, vërtet!”.

Por duket se ajo çdo gjë e ka hedhur pas krahëve. “Ka qenë pak e vështirë realizimi i saj, sepse më kthente pas në ato kohë, por më bënte dhe të lumtur ama, të lumtur që më në fund ia dola t’i shpëtoj”.

Artistja australiane kohën e fundit ka arritur majat e suksesit, ku zëri i saj dëgjohet pothuajse në çdo vend të botës.