PËR NJË KOKËRR VEZË TË KUQE U NGRIT NJË REVOLUCION…

Nga Fran UKCAMA – Fier

Kemi kaluar peripeci Ne t`artit dhe kulturës.. Më mirë se askush e mbajnë në shpirt brengën por dhe sarkazmën punonjesit e artit..Por dhe më mirë e dijnë ish-drejtuesit e Partisë aso kohe. E di, brezave të rinj, t`u rrëfesh se për një çorape që i uvar në kërci valltares desh e hengri krejt stafi i Shtepisë Kulturës në Fier, u duket fantazi, çmenduri.Por ja sa e sa çmenduri kemi kaluar në 24 vite që unë punova në kët sektor delikat me shokët e mi. Përfytyroni një varg kënge të degjohesh në skenë sitej në dhjetra komisione, nga institucioni, nga Komitei Ekzekutiv, nga Komiteti i Partisë, nga Qendra Kombetare e Veprimtarive Kulturoe, nga Komiteti i Artit dhe Kulturës, nga Komiteti Qëndror, e mezi i shkreti varg i betonuar e çelnikosur hypte në Skenën e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës..Absurdi i çensurës!

Po tani po ndalem te veza e kuqe, gezhytrat e saj u gjetën në Fshatin Agim, krahina Libofshë. Alarm pranveror, u err dielli i Partisë, nisi sulmi frontal, nga fshati, qendra, te rrethi, Seksioni Arsim-Kulturës, Këshilli Popullor i Rrethit, Fronti Demokratik, Byroja e Partisë te veshi i shokut Pali Miska. Me siguri dhe dega e Punëve të Brendshme nisi taborret e ustallarëve në terren. Na goditi armiku, të gjendet armiku!

Armiku do të ketë qenë ndonjë plakë që me t` kuqtë e buzve të nuses kishte lyer tre katër vezë. E gjora nuk e dinte se po bënte punën e armikut, ajo i lutej çdo ditë e natë Jezu Krishtit, për firomën, flamë, vuajtjet që kishin pllakosur anëdetin, Myzeqenë.

Rrufeja pasi kaloi gjitha institucionet deri n`Byronë Politika, dredhoi poshtë e ra mbi ne sklleverit e artit e të kulturës..Atje në Agim mbaj mend ishte drejtor një studiues i mërfilltë i folklorit e etnografisë Pandi Zaka.. .Vrejtje Pandi, vrejtje dhe ne të gjithë në qytet e Shtëpira Kulture. Dy muaj fushatë, fshat më fshat, lagje e më lagje, kundër fesë si opium i popullit. Edhe sikur naterium t`ishte kjo vezë e kuqe nuk do t` bante kaq jehonë, zhurmë. goditje, qefmbetje n` instanca..Sektori i kulturës masive, skeçet, paroditë, gjithë arsenali nga këmbësoria deri te raketat e kulturës kundër një veze të kuqe. Sa groteske aq dramatike. Sot i kujtoj marrëzitë dhe pse kryenim detyrat, nëngazi ishte kudo, në gjitha qelizat, por dhe gjuha shtëngohej mes dhëmbëve, se po t` kalonte lirshëm pragun, t` zotin e saj e pinte e zeza, e jo vetëm atë por farë e fis.

Ah, moj veza e kuqe sot sa të dua, njëmijëherë më shumë se për dyzet vite e drejta t`u mohua!!