UNË DHE ZEF SEREMBE NË BRAZIL..

Nga Sejdi BERISHA i Pejës

1.
Sot
Ama pikërisht sot
I nisëm unë e Zef Serembe
Më tha ku do vemi
Nisemi e ku të mbërrijmë i thash
Sërish ecëm si ai dikur
Këmbë
Pre Italie trup e trup
Deri në Spanjë
Aty u ndalem pak
Pushuam
Do kujtime
Duke evokuar për dashurinë
E, tash po e di ku do shkojmë
Mallin dhe kujtimin
Do m’i vësh barrë gjer në Brazil
Të dy u skuqëm u përlotëm
Para se të katrrisemi në anije
Bëmë “selfie” për kujtim

2.
Pastaj
Ai e shikoi detin
Edhe ujin me dallgë
Aty ku këngët e shpirtit i kishe hedhur
Ato vargjet e përcëllimit
Edhe unë
Hyra në lëkurën e tij
Dhe çdo gjë vëzhgoja
E ndjeja se si damarët e gjakut
Vargjet e djegura ia kthenin

3.
Sa shpejt arritëm në Brazil
Atje
Tek varri i të dashurës së tij
U ulëm në shenjë respekti
Apo u çmendëm
Nuk e di
Në atë llahtari malli
Vetëm njëri-tjetrin e shikonim
Duke iu drejtuar varrit
I pari unë thash diçka:
Kemi ardhur këtu tek Ti
E di se nuk më njeh
Por ta kam sjellë një fanar drite
Ta kam sjellë Serembën
Zgjohu dhe na thuaj diçka…

4.
Një aromë shenjtërie
Sikur nga varri shpërtheu
Të dyve na mbështolli
Me lutje e përgjërime
Që të iknim dika
Se edhe varri i saj do përcëllohej

5.
Serembe, në heshtje belbëzoi:
A të thash të mos na sjellësh këtu
Heshtëm e heshtëm
Të dy e puthëm varrin
Ia përkëdhelëm dheun
Si nëna fëmijën
Dhe ikëm pa ia kthyer shpinën
Deri atje tek dera e varrezave
Që për habi
Një dry të madh e mbante
Si barrë përjetësie

6.
Tash
Gjatë tërë rrugës
Nuk folëm gjë
Ndoshta deri në portin e madh
Atje diku në Spanjë
Aty u ulëm buzë detit
Njëri-tjetrin sërish e shikonim
I thash:
Të zhytemi në ujë
Atje thellë në det
Fjalët tuaja t’i kërkojmë

7.
Kërkuam e kërkuam
Vetëm tingëllimën e historisë
Si hingëllimë kuajsh e dëgjonim
Dolëm nga uji
Dhe bëmë një pushim zjarri
Pastaj brofëm
Të dy përnjëherë u ngritëm
Për të marrë rrugë
Për Itali po nisemi më tha
Si dikur me atë dhembjen e veshit
Gjatë e shikova
Dhe sikur nga trupi
Hoqa plotë letra me shkrola
I hedha në det
Dhe vetëm qaja me sy të etur
Thash vet më vete se çfarë bëra
Edhe unë bëra si Ti dikur
0, Sef Serembe…

8.
Ia shtrëngova dorën duke i thënë:
Ecim tani sërish këmbë
Se kur të mbërrijmë në vend
Do ta shkruaj një këngë
Pas asnjë kuptim
Por vetëm të gjelbësuar
Me atë kripën e kripës

9.
U nisëm të përqafuar
Nuk di a mbërrimë diku
Apo ngelëm në udhëtim
Unë dhe Zef Serembe…

(Pejë, e premte, 30 mars 2018 – Restorant “TeN-11”)