Pasqyrimi në disa media i protestës në Rrugën e Kombit

Mediat ndërkombëtare e pasqyruan gjerësisht protestën në Rrugën e Kombit kundër taksës së vendosur në autostradën që lidh Shqipërinë me Kosovën.

“Protesta të dhunshme në Shqipëri mes policisë dhe qindra qytetarëve që protestonin kundër taksës së re në autostradën që lidh Shqipërinë me Kosovën”.

 

Media ndërkombëtare jep këtë përshkrim për atë që ndodhi për rreth katër orë në Rrugën e Kombit.

“Manifestuesit sulmuan dhe u vunë zjarrin sporteleve ndërsa agjentët e policisë I janë përgjigjur me shkopa gome hedhjes së gurëve nga ana e protestuesve”.

 

Radio Europa e Lirë duke pasqyruar ngjarjen raporton se qindra protestues janë përplasur me Policinë e Shqipërisë pranë sporteleve ku duhet të bëhet pagesa për taksën rrugore në Rrugën e Kombit në Kalimash dhe kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke e goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin.

Ata u mblodhën në protestë për të kundërshtuar taksën, të cilën ata e konsiderojnë shumë të lartë. Qeveria e Shqipërisë ditë më parë mori vendim për vendosjen e taksës prej pesë eurosh në Rrugën e Kombit.

Protesta në rrugën e Kombit ka patur jehonë dhe është pasqyruar gjerësisht edhe nga mediat në Kosovë.

Ja disa nga titujt:

Gazeta Express:

Kosova Press:

RTKLive: