NDËRROI JETË PRESIDENTI I NDERIT I FEDERATËS PANSHQIPTARE “VATRA”, Z. AGIM KARAGJOZI

Sapo njoftohemi nga Amerika se Presidenti i Nderit i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, ish Kryetar për dy dekada i saj, ing. Agim Karagjozi, ka ndërruar jetë në spital në Long Island, NY.

Informacione të mëtejshme do të japim në orët e ditët në vazhdim.

Stafi i Portalit “Limit.al” iu shpreh ngushëllime Familjes së Tij, Federatës PanShqiptare “Vatra”, Komunitetit Shqiptar në Amerikë dhe gjithë të afërmëve, miqëve e dashamirëve të tij në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Kosovën Lindore, Çamëri, në Europë, Kanada e kudo tjetër.