Bebe Rexha ua mëson vallen shqiptare amerikanëve

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha vazhdon të bëjë krenarë shqiptarët me sukseset e saj. Ajo është vazhdimisht aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat momente të ndryshme nga jeta e përditshme. Së fundmi, ajo ka publikuar disa video në InstaStory ku shfaq vëllanë e saj, Florentin, duke vallëzuar me këngë shqiptare me disa miq të tij amerikanë. Ai po u mësonte hapat e të kërcyerit në shqip, nën ritmet e këngës “Hatixhe”, të reperit të njohur Capital T. Ky i fundit, i lumtur me atë çfarë ka bërë Bebe Rexha, vendosi që ta falenderojë atë përmes një statusi në Instagram.

https://www.instagram.com/p/Bg9K4IMh2s6/?hl=en&taken-by=truekapo