Tortë Oreo

Përbërësit:

8 biskota Oreo

2 lugë gjalpë

 

Për kremin nevojiten:

250 ml ajkë e ëmbël

100 gr Krem djathi (cheese cake)

3 lugë sheqer pluhur

6 biskota Oreo

 

Përgatitja:

Shtypim biskotat Oreo, shtojmë 2 lugë gjalpë të shkrirë, masën  e përziejmë mirë, pastaj e vendosim në tavë dhe e shtypim mirë me lugë, në këtë mënyrë masa ngurtësohet.

Ajkën e ëmbël e përziejmë mirë me mikser derisa të fitojmë masë kremoze.

Në një enë tjetër vendosim kremin nga djathi, pastaj shtojmë sheqer pluhurin dhe lëngun e vaniljes, masën e përziejmë mirë me mikser, pastaj e shtojmë tek ena me kremin nga ajka.

Masat i përziejmë bashkë prapë me mikser, derisa të krijojmë masë homogjene.

Marim biskotat Oreo dhe i copëtojmë me duar, copat i shtojmë tek ena me kremin e përgaditur, pastaj i përziejmë mirë me anë të lugës.

Kremin e përgatitur e hedhim sipër petës që kemi në tavë, në fund për dekor mund të shtojmë sipër copëza të prera të biskotave Oreo.

Tortën e përgaditur e vendosim në frigorifer dhe e lëmë të qëndrojë përafërsisht 2 orë, derisa kremi të bëhet i dendur.