Kapetan Rudi që luftoi në Qafë të Çakorrit!

Nga Hisen BERISHA

Hysni (Muharrem) Rudi (1917-1947). Ushtarak, veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare. Kreu Kolegjin Ushtarak në Romë (1936), Akademinë Ushtarake në Torino (1938) dhe Shkollën e Lartë Ushtarake të Inxhinierisë në Romë (1942). Kah mesi i vitit 1942 u caktua komandant batalioni i Ushtrisë Shqiptare në Pejë dhe mori gradën Kapiten. Si epror ushtarak, me repartin e artilerisë ishte vazhdimisht në fronte bashkë forcat vullnetare që luftonin për mbrojtjen e kufijve etnikë, por e ndihmonte edhe “Lëvizjen Nacional Çlirimtare”. U arrestua dhe internua nga gjermanët si antifashist në Kampin e Prishtinës (qershor-shtator 1944) (shih) Pas lirimit u bashkohet forcave partizane dhe u caktua komandant i Komandës së Vendit në Istog (dhjetor 1944-mars 1945) pastaj komandant i Divizionit të Artilerisë në Prishtinë (mars-qershor 1945) dhe instruktor në Brigadën V dhe VI të Shqipërisë. I zhgënjyer me aneksimin e Kosovës nga Serbia, përkatësisht Jugosllavia dhe sidomos me dhunën dhe terrorin që po ushtrohej ndaj popullit shqiptar, u demobilizua vullnetarisht (1946) dhe iu bashkua Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, zgjidhet anëtar i Komitetit Qendror të Organizatës së Shkupit dhe komandant i Ushtrisë Shqiptare. U arrestua nga organet e Sigurimit Jugosllav, u dënua me vdekje dhe u pushkatua në Shkup.

Fotografitë e Kapiten Rudit, nga Arkivi i Maqedonisë.

Fotoja e parë: Kapiten Rudi, nje nga ushtaraket qe luftoi ne Qafe te Qakorrit me 1943. Me vone u pushkatua nga pushteti pushtues jugosllav, me 1943, ne Shkup.

Fotoja e dytë: Ky është Kapiten Rudi, para se të pushkatohet me numrin e vdekjes në gjoks.(SK)