Kënga “For You” kënduar nga Rita Ora dhe Liam Payne i kalon 100 milionë dëgjime në Spotify

Kënga “For You” ka arritur të korrë një tjetër sukses duke kaluar shifrën prej 100 milionë dëgjimesh në Spotify.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Rita Ora përmes një postimi në Instagram duke shkruar: “Kjo është çmenduri… Faleminderit që e dëgjoni For You’ në Spotify”

Kënga “For You” ishte edhe kolona zanore e filmit ‘Fifty Shades Freed’, film ku mori pjesë edhe vetë këngëtarja.