Dy poezi nga Besnik META

 

1.- VIZITË NË SHTËPINË E AZEM MESHIT

Polic i komisariatit nr.4 në Tirane.

Fotografia në murë,
si një trëndafil,
ku petalet e vyshkura,
ende lëshojnë erë.
Babait veteran,
dy lotë i shkanë,
kur na pá në derë.
“Më erdhi djali,
më erdhi Azemi!””
Në këmbë u çua të rrijë,
na përqafoi,
na puthi si fëmijë.

2.- KJO BOTË E EGËR

Azem Meshit

Kjo botë e egër,
kjo botë e ashpër,
si lule me kurorë.
Të rriti dhe ty,
nën qiell të pastër.

Ti ishe aq i dashur,
si trëndafil me aromë,
mbin mes lulesh,
o mik i zemrës sonë.

Ti na solle hijeshinë,
ndonëse vije nga larg,
nga ato thellësi malesh,
ku dielli ngroh më pak.

_________________
Besnik META. “Dhimbja më grish”. Vëllim poetik. Redaktor: Sokol Jakova. Botues “LILO”. Tiranë, 2003. fq. 43-44.

 

Please follow and like us: