VDIQ FIZIKANI BRITANIK, STEEPHEN HOWKING, KOLOSI I KOZMOLOGJISË

Shkenca humbi fizikanin-kolosin e kozmologjisë, imazhi dhe mençuria e të cilit depërtoi ke çdo intelektual, çdo njeri në rruzullin tokësor, që mendon për Universin dhe astronominë.
Nga mosha 21 vjeçare kur mjekët prognozuan vetëm 2 apo 3 vite jetë, ai jetoi deri sot në moshën 76 vjeçare. Jetoi totalisht i hendikepuar i pa lëvizshëm, por me zbulimet e tij teorike ndryshoi mënyrën e të kuptuarit të Universit.

Të përmendi vetëm një nga ato: Zbuloi që Vrimat e Zeza, nuk janë plotësisht të zeza: Duke bërë mrekulli- lidhë termodinamikën , teorinë e relativitetit dhe efektet kuantike sqaroi mundësinë e rrezatimit të tyre.

Imazhi i hendikepuar i tij, mençuria kulminate, kambëngulsia, përsistenca apo perseverenca e devotshme për zbulimet shkencore është mesazhi shekullor edukativ për brezat e rinj.

Ndaj sot iu shprehi ngushllime të gjithë të rinjëve dhe të gjithë njerëzve që e duan zhvillimin shkencor të mendimit njerëzor.

 

Prof. dr. Jahja KOKAJ

Fizikan, astronom, pedagog