Mish viçi me domate dhe speca djegës

Përbërësit:

300 gr domate,
400 gr mish viçi (feta të holla),
1 thelb hudhre,
trumëz,
50 gr vaj ulliri,
borzilok,
kripë, piper (djegës, i freskët)

 

Përgatitja:

Prisni në feta domatet dhe i vendosni në një tigan me vaj, hudhrën e grirë, disa degë trumzë, 5-6 gjethe borzilok të grirë dhe një copë spec të djegës e të freskët.
Lërini të fërgohen në zjarr të lartë për 2 minuta, më pas kriposini dhe vendosini te domatet filetot e mishit, rrotullojini shpejt, mbulojini dhe uleni temperaturën.
Lihen për 2 minuta dhe më pas shërbehen.