Tragjedia “Makbeth” shfaqet në Teatrin Kombëtar

Regjisori Kledi Kapexhiu mbrëmjen e 9 Marsit ka sjellë në Teatrin Kombëtar për herë të parë një prej tragjedive të famshme Shekspiriane, “Makbeth”.
“Makbeth” është tragjedia e shkruar nga William Shakespeare dhe mendohet të jetë vënë në skenë për herë të parë në vitin 1606. Ai dramatizon dëmtimet psikologjike dhe fizike të shkaktuara nga ambicia politike dhe të atyre që e duan pushtetin për interesat e tyre. Kasti i aktorëve: Arben Derhemi, Neritan Licaj, Laert Vasili, Suela Bako, Egla Ceno, Genti Deçka, Xhino Musallari etj.