Rita Ora pjesë e festivalit “BBC Music’s Biggest Weekend”

Në festivalin e “BBC Music’s Biggest Weekend” nuk mund të mungonte këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e cila bashkë me Liam Payne dhe Sam Smith janë ndër këngëtarët e fundit që iu janë shtuar listës së artistëve që do të performojnë në festivalin më të madh të javës në “BBC Music”. Gjithashtu atyre do t’iu bashkohen edhe Ed Sheeran dhe Taylor Swift në disa prej qyteteve të Uellsit.                       Seria e koncerteve nga 25 deri më 28 maj përbëjnë ngjarjen më të madhe muzikore të zhvilluar ndonjëherë nga BBC.