Gjen vdekjen një i ri 26-vjeçar në Shkozë, ishte duke gërmuar për të nxjerrë skrap

 

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Sot rreth orës 13:00, në Shkozë, në një masiv inertesh mbetje të ish Uzinës së Autotraktorëve, pranë punimeve të rrugës për Unazën e Madhe shtetasi A. R., 26 vjeç, duke gërmuar për të nxjerrë skrap, është shkëputur një masiv dheu e për pasojë e ka zënë poshtë.
Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.