Kreu i grupit francez ”Publicis”, Maurice Lévy ka prezantuar YouArt, një platformë dedikuar artit, qëllimi i së cilës është të ekspozojë dhe shesë vepra nga artistë të të gjitha llojeve.
“YouArt synon të bëhet platforma referuese globale për artin dhe teknologjinë, me numrin më të madh të artistëve, galerive, koleksionistëve dhe amatorëve”, deklaroi Lévy.
Në moshën 81-vjeçare, menaxheri historik i gjigantit francez të reklamave, një shkencëtar kompjuteri ka bashkuar dy pasionet e tij të mëdha në këtë projekt, artin dhe teknologjinë.



