Edicioni i 67-të i Eurovision Song Contest nis sonte në Liverpool dhe pritet të jetë një edicion special.
Edicioni i vitit 2023 duhej të ishte mbajtur në Ukrainë, por për shkak të luftës së vazhdueshme, komiteti organizativ i festivalit të muzikës vendosi, pas vlerësimit të kujdesshëm, të caktojë Mbretërinë e Bashkuar, e cila përfundoi në vendin e dytë në edicionin e mëparshëm, titulli i vendit pritës 2023.
“Të Bashkuar nga Muzika” është slogani i festivalit këtë vit i cili do të mirëpres 37 shtete të cilat do të garojnë në dy gjysmëfinale dhe më pas 26 prej tyre do të kalojnë në finalen e 13 majit me votat e publikut nga e gjithë bota.



