E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

‘Certifikata e martesës’ rikthehet në skenë, pas suksesit në festivalin ‘Apollon’

Komedia “Certifikata e martesës” do të rikthehet në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Shkruar nga Ephraim Kishon, me regji nga Driada Dervishi, “Certifikata e martesës” është një komedi sociale e filozofike.

Pas 30 vitesh bashkëjetesë, çifti Meleku kujtohen që nuk dinë ku është certifikata e martesës. A varet realisht martesa nga një certifikatë? Dhe më e rëndësishmja, pas 30 vitesh a do të martoheshe sërish me burrin a gruan që ke?

Komedia do të jetë në skenën teatrore në datat 17, 18, 19, 20 dhe 21 maj.

Në rolet kryesore interpretojnë aktorët Gentian Zenelaj, Olta Daku, Mimoza Marjanaku etj.

Në muajin prill, aktorja Olta Daku, e cila ka rol kryesor në komedi, u vlerësua me çmimin “Aktorja më e mirë protagoniste”, në edicionin e 14-të të festivalit mbarëkombëtar “Apollon” në Fier./Atsh

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë