E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

AVNI PONARI, KONSULLI I PËRGJITHSHMËM NDERI I JAPONISË NË SHQIPËRI, NDEROHET ME ÇMIMIN “JUSTINIANI I MADH”

Prof. dr. Bajram Xhafa, kryetar i Senatit të Akademisë Monarkiste Shqiptare, duke ia dorëzuar Çmimin “Justiniani i Madh” Sh. Tij, Avni Ponari – Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri.

Këto ditë në Muzeun Historik (salla “Konstandin Shapataraku”) në Tiranë, Akademia Monarkiste Shqiptare organizoi veprimtarinë “Akademia e Çmimeve”, ku u ndanë çmimet “Mbretëresha Teuta”, “Justiniani i Madh”, Konstandini i Madh”, “Niket Dardani” e “Lekë Dukagjini” për personalitete të shkencës, monarkisë, diplomacisë, historisë, politikës, arsimit e kulturës si dhe për institucione të arsimit, etj.

Çmimi “Justiniani i Madh” iu dha Sh. Tij Avni Ponari, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri me vendimin nr. 61., dt. 31 maj 2017, me këtë motivacion:   “Për  kontributet e shquara si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri (prej vitit 2009, në dy mandate) në zhvillimin e marrëdhënieve shumë të mira diplomatike, ekonomike e tregtare, kulturore;  në shkëmbimin e ideve e kulturave; në promovimin e biznesit, turizmit, etj. në mes këtij vendi mik monarkist dhe Shqipërisë e Kosovës”.

Ky Çmim iu dorëzua nga prof. dr. Bajram Xhafa – kryetar i Senatit të Akademisë Monarkiste Shqiptare, pedagog, autor i disa librave monografik.

Gjithashtu, në këtë “Akademi të Çmimeve”, Sh. Tij, Avni Ponari, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, pati nderin dhe kënaqësinë t’ia dorëzojë një tjetër Çmim “Justiniani i Madh” Kolegjit Mbretëror “Iliria” në Prishtinë, gjegjësit prof. dr. Mixhait Reçit, themelues e president i këtij universiteti.

Akademia Monarkiste Shqiptare, në veprimtarinë e saj “Akademia e Çmimeve” nderoi edhe Mbretëreshën SUZAN e Shqiptarëve (pas vdekjes) me Çmimin  “Mbretëresha Teuta”, dr. Muhamet MALO me Çmimin “Justiniani i Madh”; Kolonel, dr. Dritan DEMIRAJ – ish ministër i Brendshëm i Shqipërisë, historianin e koleksionistin Shpëtim SALA e monarkistin e legalistin e njohur Daut MEHMETI me Çmimin “Konstandini i Madh”; studiuesin, teologun e shkrimtarin Hasan SELIMI me Çmimin “Lekë DUKAGJINI”;  prof. dr. Bajram XHAFA – kryetar i Senatit të Akademisë Monarkiste Shqiptare dhe studiuesin, gazetarin e përkthyesin e njohur Guxim ALIMANI me Çmimin “Niket Dardani”.

Valdet ERMALI

__________

Foto 1: Prof. dr. Bajram Xhafa, kryetar i Senatit të Akademisë Monarkiste Shqiptare, duke ia dorëzuar Çmimin “Justiniani i Madh” Sh. Tij, Avni Ponari – Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri.

Foto 2: Sh. Tij Avni Ponari, konsull i Përgjithshëm i Japonisë në Shqipëri, duke ia dorëzuar një tjetër Çmim “Justiniani i Madh” Kolegjit Mbretëror “Iliria” në Prishtinë, gjegjësisht prof. dr. Mixhait Reçi, themelues e president i këtij universiteti.

Foto 3: Një foto-kujtim, në çastin kur kolonel dr. Dritan Demiraj – Nderi i Kombit, ish ministër i Brendshëm i Shqipërisë, u nderua në këtë Akademi të Çmimeve me Çmimin “Konstandini i Madh”. Në foto: konsulli Avni Ponari, kolonel e dr. Dritan Demiraj  e prof. dr. Mixhait Reçi.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë