E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Autoriteti i Dosjeve kujton gazetarët e persekutuar nga regjimi komunist

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Autoriteti i Dosjeve sjell në vëmendje Fadil Kokomanin e Vangjel Lezhon, duke publikuar letrën që gazetarët e burgosur në burgun famëkeq të Spaçit, ia dërguan më 9 korrik 1978, Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë kundër “regjimit obskurantist e famëkeq, të pashpirt e gjakatar” .

Letra konsiderohet një akt i jashtëzakonshëm guximi dhe trimërie në atë “humnerë amoraliteti”, ku pushteti zotëronte fuqinë absolute ndëshkuese. Të dy u arrestuan dhe u dënuan me vdekje, pushkatim “për krijimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kundërrevolucionare” dhe “për agjitacion e propagandë”.

Më 29 maj 1979, Fadil Kokomani, Vangjel Lesho dhe Xhelal Koprencka u ekzekutuan dhe sot janë ende pa varr.

“Në një shtet ku jeta e përgjithshme dhe e veçantë i nënshtrohet mendimit dhe rrugës politike të një suite të përjetshme, pa dyshim që ky shtet është pushtuar nga një humnerë amoraliteti.

Krijuat një fe të re të perëndive të Tiranës, krijuat Zotin e ri në personin e Enver Hoxhës, të cilin e kanë tmerr dhe frikë të gjithë, pasi ai është bërë Zot i familjes, i ndarjeve dhe martesave, i aksioneve dhe i zboreve sfilitëse, i kafshatës së bukës dhe çka është më tronditësja ai është kapitalisti dhe punëdhënësi primar dhe permanent i kësaj toke shqiptare”, shkruanin Kokomani dhe Lesho, në shenjë një rebelimi ndaj regjimit diktatorial./atsh/

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë