Përbërësit: 1.5 litra qumësht, 2 të verdha veze, 10 lugë gjelle sheqer. 1 lugë kafeje vanilje, 7 lugë gjelle niseshte, 1 pako biskota të thjeshta të thërrmuara, një grusht arra të thërrmuara, kanellë
Përgatitja: Në fundin e tasave të zupave formoni një shtresë me biskota të thërrmuara.
Në një tenxhere ku keni vendosur për të zier qumështin, shtoni të verdhat e vezëve që i keni rrahur më parë me sheqer dhe niseshte. E përzieni vazhdimisht masën derisa të trashet. Sapo të arrihet trashësia e dëshiruar shtoni vaniljen. E përzieni sërish.



