Një studim shkencor ka ngritur shqetësime për ndikimin e turbinave të erës mbi lakuriqët e natës, ndërsa bota po zgjeron prodhimin e energjisë së rinovueshme.
Sipas studimit të botuar në revistën shkencore Proceedings of the National Academy of Sciences, në Shtetet e Bashkuara vlerësohet se rreth 18,7 milionë lakuriqë nate, nga 28 lloje të ndryshme, kanë ngordhur pranë impianteve të energjisë së erës gjatë periudhës 1981–2024.
Vdekshmëria vjetore e vlerësuar është rritur nga rreth 100 mijë dy dekada më parë në 1,5 milionë në vitin 2021.




