E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ullinj, presh dhe portokalle – Sallata që duhet të provoni këto ditë

Sallata është pjata që nuk mungon kurrë në tavolinë.

Madje as nuk mund të imagjinohet një vakt i plotë pa një sallatë në mes.

Secili përgatit atë që dëshiron në një larmishmëri mënyrash.

Shija e tyre e mirë dhe vlerat që kjo pjatë me perime i dhuron organizmit është e jashtëzakonshme.

Për t’jua shtuar pak mundësinë e përgatitjes së tyre si edhe shijen, sot po ju sugjerojmë një recetë të re.

Sallata me presh të njomë dhe një sërë përbërësish të tjerë është e mrekullueshme.

Ndiqni më poshtë si përgatitët fare lehtë dhe nisni ta gatuani edhe ju në shtëpi.

Përbërësit:

1-2 presh

2 portokalle

150 gr djathë i bardhë

100 gr ullinj

Vaj ulliri

Kripë

Përgatitja: 

Për të nisur me përgatitjen e kësaj sallate të mrekullueshme në çdo stinë filloni duke pastruar dhe qëruar preshin.P riteni atë në rradhë të hollë sa një kafshatë dhe lëreni mënjanë në një enë të thellë. Më pas zgjidhni portokallët, të kuq ose normalë, sipas dëshirës tuaj dhe qërojini edhe ata me kujdes. Hiqini lëkurën e pritini në forma të vogla, më pas bashkojini tek ena ku hodhët preshin.

Merrni edhe djathin e bardhë dhe priteni në kubikë të vegjël duke shtuar sërish në enë.Në fund mbeten ullinjtë të  cilët mund të jenë të llojit që ju dëshironi. Shtojini edhe ata tek ena e sallatës, hidhni sipër vaj ulliri dhe pak kripë për më shumë shije.

Përzieni mirë të gjithë sallatën në mënyrë që e gjithë përbërja të marrë shije të njejtë e më pas mund ta shërbeni në tavolinat tuaja menjëherë.Në rast se do ta ruani në frigorifer, kini kujdes ta mbyllni mirë në një enë hermetike.

Kjo pjatë e lehtë sallate mund të shoqërohet si me peshk ashtu në mënyrë të përkryer edhe me mish.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi