E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Tiramisu klasike- Receta e shkëlqyer në kushte shtëpie

Përbërësit: 500 gr djathë Mascarpone, 6 vezë të freskëta (të verdhat veç nga të bardhat)  120 gr sheqer, 5-6 filxhanë kafeje ekspres të vakët ku kemi tretur 2 lugë sheqer, 300-400 gr biskota Savoiardi, kakao e hidhur për spërkatje

Përgatitja: Rrahim me rrahësin elektrik të verdhat e vezëve dhe sheqerin derisa të bëhen si shkumë, afërsisht pesë minuta.

Djathin Mascarpone e punojmë pak me pirun ose me lugë që të bëhet si krem dhe e shtojmë në tasin me të verdhat e vezëve. Vazhdojmë ta përziejmë me rrahësin elektrik 1-2 minuta.

Bëjmë marengë me të bardhat e vezëve, i shtojmë tek tasi i kremit dhe i përziejmë me kujdes nga poshtë lart me spatula ose me lugë druri. Biskotat i lagim te kafeja e vakët (nuk duhet të qullen shumë) dhe i vendosim në tavë pranë njëra-tjetrës duke krijuar një shtresë, hedhim sipër një shtresë me krem, vazhdojmë me një shtresë tjetër biskotash me kafe dhe përsëri një shtresë kremi. E spërkasim me kakao të hidhur, e mbulojmë me letër alumini dhe e lëmë në frigorifer për një natë.

Sipas dëshirës, në momentin që e shërbejmë mund ta zbukurojmë me çokollatë të zezë të copëtuar.

T’ju bëjë mirë! /Living.al /Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi