E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Tavë me brokoli të pjekur dhe qumësht

Përbërësit: 500 gr brokoli, 4 gota me qumësht, 2 lugë me vaj ulliri, 3-4 thelpinj hudhër, 2 lugë gjelle ajkë qumështi, 2 lugë gjelle me thërrime djathi, kripë, piper

Përgatitja: Në fillim pastroni brokolin, më pas në një tavë hidhni pak vaj ulliri dhe përmes një furçe kuzhine lyeni gjithë sipërfaqen e tavës.

Ndajeni brokolin në degëza dhe shtrojini në tavë. Degëzat e brokolit pasi t’i keni shtruar në tavë hidhni pak kripë, piper dhe ajkë qumështi. Ajka e qumështit do të shërbejë njësoj si gjalpi, por duke i dhënë recetës një shije të shijshme.

Pasi keni mbaruar me degëzat e brokolit, në një tas të madh hidhni katër gotat e qumështit dhe djathin, i trazoni pak sa të përzihen mirë. Masën e formuar hidhjani tavës me brokoli, të cilat duhet të jenë të zhytura plotësisht në qumësht. Këtë tavë e vendosim në furrë për t’u pjekur me 220-250 gradë.

Brokolit do të piqen me qumështin duke marrë një aromë e shije fantastike. Këtë recetë mund ta shoqëroni me sallatë jeshile apo me domate dhe kastravecë.

T’ ju bëjë mirë! /AgroWeb.org /Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi