E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Supë pule pikante

Përbërësit: 200 gr gjoks pule, 1 karrotë, 1 qepë, 2 thelpi hudhra, kripë, 1 filxhan kafe me makarona për supë

Përbërësit për salcën kremoze: 3 lugë gjelle kos, 2 lugë gjelle miell

Përbërësit për supën në sipërfaqe: 2 lugë gjelle gjalpë, 1 lugë kafe mente e tharë, ½ lugë kafe me spec të kuq pluhur

Përgatitja: Lani mirë gjoksin e pulës dhe e vendosni në një tenxhere së bashku me qepën, karrotën dhe hudhrën. Shtoni ujin, kripë dhe i lini të gatuhen derisa perimet të zbuten tërësisht. Sapo të ketë marrë një valë shtoni gjethen e dafinës.

Pas disa minutash e nxirrni jashtë gjoksin e  pulës dhe perimet. I prisni të gjitha në copa të vogla dhe i shtoni në lëngun ku po zienin. Bashkoni miellin dhe kosin për salcën (sipas recetës së Gatimeshqiptare.com).

Shtoni një lugë gjelle nga lëngu i supës. Nëse është e nevojshme shtoni më shumë. Tani i’a shtoni supës. Ndërkohë në një tigan skuqni gjalpin, shtoni mentet e thara dhe specin e kuq pluhur.

Këtë masë servireni sipër kur të shërbeni supën nëpër pjata.

T’ju bëjë mirë!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi