E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Supë pranverore me djathë

Kjo supë është e lehtë, ka shije delikate dhe mund të pasurohet sipas dëshirës me aroma të ndryshme.

PËRBËRËSIT: 

• 1 kokërr vezë • 20 g djathë Parmigiano-Reggiano i grirë • 20 g bukë e thekur, e grirë • pak kripë e arrë moskat • 250 ml lëng mishi i përgatitur në shtëpi me kocka dhe perime ose lëng i gatshëm.

PËRGATITJA:

Vëmë tenxheren me lëngun e mishit të marrë valë. Në një tas përziejmë me pirun vezët, derisa të përftojmë një masë homogjene, shtojmë djathin dhe bukën e thekur të grirë, kripë e arrë moskat sipas dëshirës.

Marrim një garuzhde lëng të valuar, e hedhim në tasin ku kemi përzierjen dhe pasi ta përziejmë mirë, e hedhim të gjithë masën në tenxhere, ndërkohë që e kaurdisim pa ndërprerje me lugë druri. E lëmë në zjarr 1 ose 2 minuta dhe e heqim menjëherë. E shërbejmë me pak gjalpë të tretur sipër.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi