E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Supë me plot vlera ushqyese me hithra, karrota dhe patate

Përbërësit: Një qepë e prerë hollë, 2 thelbinj hudhre të shtypur, 1 patate mesatare e prerë në copa të vogla, 1 karrotë mesatare e prerë në copa të vogla, 3 filxhanë çaji lëng perimesh, 3 filxhanë çaji plot me hithra, kripë dhe piper.

Përgatitja: Vendosni tenxheren në zjarr dhe hidhni në të lëngun e perimeve, qepën, hudhrën, copat e patateve dhe karroteve. Kur të marrë lëngu valë, uleni temperaturën dhe lëreni të ziejë për pesë minuta. Më pas shtoni hithrat dhe prisni sërish pesë minuta të tjera deri sa patatet të jenë zbutur dhe hithrat të jenë tretur.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak. Më pas të gjithë përbërësit e supës përziejini në një mikser për mbi 20 sekonda, deri sa të përfitoni një masë homogjene dhe kremoze të cilën duhet ta hidhni sërish në tenxheren fillestare. Ngroheni pak dhe pasurojeni me kripë dhe piper.

Për ta servirur, hidhni pak vaj ulliri në sipërfaqe dhe arra të pjekura. /AgroWeb.com /Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi