E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Supë me mish të grirë, perime dhe kos

Përbërësit: 200 gr mish të grirë, 1 qepë, 1 kungull, 1 karrotë, 2 lugë gjelle miell, 1 gotë kos, 1 vezë, majdanoz, nenexhik, kripë dhe piper të kuq

Përgatitja: Grimë qepën imët e më pas e kavardisim me 1 lugë gjelle gjalpë dhe mishin e grirë e kavardisim deri sa të zverdhet. Shtojmë erëzat, kripën, karrotën, kungullin, të cilët i kemi prerë në kubikë të vegjël, 1 litër ujë dhe e lëmë të ziejë për 10-15 minuta.

Ndërkohë në një tas rrahim vezën, pak miell, si dhe kosin, i përziejmë derisa të na bëhët një masë kremoze. Shtojmë një gotë ujë të ftohtë tek supa shtojmë kosin me vezë dhe lëmë deri sa të marrë një valë duke e përzjerë lehtë ngadalë (raporton Gatimeshqiptare.com). Në fund shkrijmë pak gjalpë dhe i shtojmë 1 lugë kafe piper të kuq.

Servirim supën duke shtuar në fund 1 lugë gjelle gjalpë.

T’ju bëjë mirë!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi