Kjo recetë e shijshme njihet gjerësisht në vende të ndryshme të botës si dhe është pjesë e menuve të shumë restoranteve prestigjiozë. Përgatitet është krejt e lehtë në shtëpi dhe falë përbërësve të saj, ku bajamet janë kryesore, shija që të ofron është me të vërtetë e veçantë.
Përbërësit: Një filxhan çaji me bajame, 2 lugë gjelle gjalpë të freskët, 4 lugë gjelle miell, 4-5 gota uji me lëng pule, 1 gotë qumësht, kripë, piper i zi, majdanoz i grirë hollë (sipas preferencës)
Përgatitja: Si fillim thërrmoni bajamet. Ndajeni sasinë e tyre përgjysmë. Një pjesë të bajameve të thërrmuara lëreni mënjanë ndërsa pjesën tjetër bashkojeni me qumështin dhe kalojeni në mikser derisa bajamet të njëtrajtësohen me qumështin. Ndërkohë vendosni një tenxhere në zjarr, shtoni aty gjalpin dhe pjesën tjetër të bajameve. Kavardisini për maksimumi 1-2 minuta, më pas shtoni miellin dhe vijoni ta përzjeni derisa mielli të marrë ngjyrë të verdhë të artë.



